Bashkimi Evropian e ka shprehur shqetësim për drejtimin që po e merr FIFA nën udhëheqjen e Gianni Infantinos, duke e akuzuar se po përfiton nga popullariteti i sporteve të tjera, si bejsbolli në SHBA, për ta zgjeruar ndikimin dhe aktivitetet e saj komerciale.
Sipas kritikave të ngritura nga përfaqësues evropianë, strategjia e FIFA-s synon t’i shfrytëzojë hapësirat e krijuara në tregun amerikan të sportit për t’i rritur të ardhurat dhe praninë globale të futbollit, përcjell “Gazeta Express”.
Megjithatë, kjo qasje ka ngjallur debat, pasi konsiderohet se interesat ekonomike po vendosen mbi parimet tradicionale të qeverisjes së futbollit.
Në deklaratat e tyre, përfaqësues të BE-së theksojnë se zhvillimi i futbollit duhet të bazohet në transparencë dhe bashkëpunim me institucionet sportive, duke shmangur vendime që mund ta cenojnë besueshmërinë e organizimit të garave.
Debati vjen në një kohë kur FIFA po kërkon ta zgjerojë aktivitetin dhe burimet e saj financiare në tregje të reja, ndërsa presidenti Gianni Infantino ka theksuar vazhdimisht se synim është rritja e investimeve në futboll në nivel global. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...