string(63) "bayernit-po-i-deshton-pista-wirtz-kthen-syte-kah-ylli-i-milanit"

Sport

Gazeta Express

23/05/2025 19:20

Bayernit po i dështon “pista Wirtz”, kthen sytë kah ylli i Milanit

Sport

Gazeta Express

23/05/2025 19:20

Gjiganti gjerman, Bayern Munich ka hyrë në kontakt me super-agjentin Jorge Mendes për të shqyrtuar një transferim të mundshëm të yllit të Milanit, Rafael Leão, pas lajmeve që Florian Wirtz është pranë një marrëveshjeje me Liverpoolin.

Sipas raportimeve të ekspertit të “Sky Sport DE”, Florian Plettenberg, Bayerni është në kërkim të një “ylli” të ri që mund të operojë në krahun e majtë në prag të merkatos së verës.

Fillimisht, vëmendja e kampionëve të Gjermanisë ishte përqendruar te Florian Wirtz i Bayer Leverkusenit – një lojtar me vlerë mes 130 dhe 150 milionë euro.

Megjithatë, sipas David Ornstein, Wirtz e ka bërë të qartë se preferon një transferim te Liverpooli, gjë që ka detyruar Bayernin të kërkojë alternativa të tjera.

Një nga opsionet më serioze është Rafael Leão, i cili ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2028.

“Sky DE” raporton se tashmë ka pasur bisedime mes përfaqësuesve të Bayern dhe agjentit të Leão-s, Jorge Mendes.

Gjithashtu, Kaoru Mitoma i Brighton është përmendur si një tjetër alternativë e mundshme për krahun e majtë të sulmit.

Bayern synon të rikthehet fuqishëm në skenën evropiane pas një sezoni zhgënjyes dhe beson se Leão mund të jetë profili ideal për të përforcuar ofensivën dhe për të sjellë kreativitet e shpejtësi në repartin e avancuar./GazetaExpress/