Bayerni merr Havertzin, xhevahirin që e dëshiron e gjithë Evropa - Gazeta Express
string(63) "bayerni-merr-havertzin-xhevahirin-qe-e-deshiron-e-gjithe-evropa"

Bayerni merr Havertzin, xhevahirin që e dëshiron e gjithë Evropa

Gazeta Express

09/04/2020 16:01

Kai Havertz (20 vjeçar) është një ndër lojtarët më me të ardhme në Europë.

Sipas Sky Germany ai është rrugës për ta përfunduar te Bayern Munich.

Lexo Edhe:

Që nga vera e kaluar ai ka qenë në agjendën e Real Madridit, Barcelonë, ​​Bayernit,  Liverpoolit, Chelseat dhe dy klubeve të Mançester, City e United. Kurse tani e duan edhe Arsenali e Juventusi.

Me kaq shumë opsione të mira për të zgjedhur, duket se Havertz tashmë e ka bërë një gjë të tillë.

Siç raportohet nga Sky Germany, mesfushori preferon të mbetet në Bundesligë dhe dëshira e tij është që të luajë për Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm.

Vetëm 20 vjeç, ai e nisi me këmbë të mbarë në Bundesliga ku shënoi 17 gola dhe dhuroi 4 asistime; sezonin e përfundoi si golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat, para tij ishin vetëm Lewandowski dhe Alcácer.

Raportohet se Bayerni më pas e kërkoi menjëherë, duke ofruar madje 90 milionë euro, por Leverkusen refuzoi ofertën, megjithatë nuk mendon ta bëjë sërish këtë verë një gjë të tillë.

Çmimi që i ka vënë Bayer Leverkusen lojtarit është 130 milionë euro, por ka zëra se Bayerni mund ta marrë atë me 100 milionë.

Këtë edicion, ai ka shënuar 10 gola në 34 paraqitje. /Gazeta Express/