Bayerni kryen detyrën në 120 vjetorin e themelimit - Gazeta Express
string(50) "bayerni-kryen-detyren-ne-120-vjetorin-e-klubit-2-2"

Gazeta Express

08/03/2020 17:25

Bayerni kryen detyrën në 120 vjetorin e themelimit

Gazeta Express

08/03/2020 17:25

Tjetër fitore për Bayernin në Bundesliga.

Skuadra e Hans-Dieter Flick arriti të marrë pikët e plota në “Allianz Arena” duke e mposhtur me rezultat 2-0 Augsburgun.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht sulmuesi, Thomas Muller, në minutën e 53’, zhbllokoi ndeshjen duke shënuar për 1-0.

Kurse krejt në fund, në minutën e 90’, Leon Goretzka realizoi për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore, Bayern është shkëputur në katër pikë nga ndjekësi më i afërt për titull, Borussia Dortmund.

Bayerni aktualisht ka 55 pikë, Dortmundi 51, Gazeta Express.

Ndeshja ishte e veçantë për vendasit pasi po festojnë 120 vjetorin e themelimit dhe për këtë edhe luajtën me fanella tjera. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement