Robert Lewandowski është i vendosur të kalojë te Barcelona, pavarësisht se ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me Bayern Munich.
Komentet e tij të fundit nuk kanë lënë vend për dyshime, pavarësisht refuzimit të Bayernit për të lehtësuar largimin e tij.
Reprezentuesi polak dhe klubi gjerman janë përfshirë në një nga luftërat e transferimeve të kësaj vere, por synimi është të shpallet një armëpushim, të paktën për momentin.
“Ai ka kontratë me ne deri në vitin 2023 dhe ne jemi shumë të lumtur që ai është ende këtu. Mendoj se gjërat do të qetësohen tani e tutje”, u shpreh Hasan Salihamizdic, drejtori sportiv i Bayern Munich.
“Ne e dimë se çfarë kemi me të dhe ai e di se çfarë ka këtu. Ne folëm për komentet e tij publike dhe se të gjithë duhet të qetësohemi.”
Salihamizdic pranoi se ai kishte folur me Lewandowskin dhe se për momentin ata kanë rënë dakord për një armëpushim.
Të paktën për sa i përket deklaratave publike që sulmojnë njëri-tjetrin, sepse qëndrimet e tyre mbeten qartësisht në mosmarrëveshje.