Bay T tregon format e saj, shikoni çfarë ka humbur Driloni - Gazeta Express
string(57) "bay-t-tregon-format-e-saj-shikoni-cfare-ka-humbur-driloni"

Yjet

Gazeta Express

17/09/2025 19:46

Bay T tregon format e saj, shikoni çfarë ka humbur Driloni

Yjet

Gazeta Express

17/09/2025 19:46

Reperja Bay T ka ndezur rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram Story, ku shfaqet në super formë pas një seance fitnesi.

Pamja e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe po bëhet temë diskutimi në mediat rozë, shkruan Insajderi.

Në video dhe fotografi të ndara nga stërvitja, Bay T duket më e motivuar se kurrë dhe në kulmin e formës fizike, duke treguar se ka kujdes maksimal për trupin dhe energjinë e saj.

Forma e saj perfekte ka bërë që fansat të komentojnë se reperja duket në një pikë të shkëlqyer dhe se cilido që e ka lënë pas vetes, si Drilon Rama, ka humbur një mundësi të madhe.

Bay T nuk ka shoqëruar postimin me komente, duke lënë që vetëm pamja dhe energjia e saj të flasin. Ndjekësit dhe fansat kanë reaguar menjëherë me mijëra pëlqime dhe komente, duke e përshkruar si një shembull motivues dhe si një nga reperet më në formë të skenës shqiptare.

Për shumë fansa, kjo është një mesazh i qartë: Bay T është e fokusuar te vetja, energjia dhe karriera e saj, dhe asnjë humbje e kaluar nuk e ndalon të shkëlqejë.

Ndryshe Bay T vazhdimisht gjatë verës ka qenë aktive duke postuar fotografi nga plazhi. /GazetaExpress/