Batatina tregon se çfarë ndodhi sot në Klinë, akuzon rëndë presidentin e Dukagjinit dhe gjyqtarin e ndeshjes - Gazeta Express
string(107) "batatina-tregon-se-cfare-ndodhi-sot-ne-kline-akuzon-rende-presidentin-e-dukagjinit-dhe-gjyqtarin-e-ndeshjes"

Sport

Gazeta Express

15/04/2024 0:30

Batatina tregon se çfarë ndodhi sot në Klinë, akuzon rëndë presidentin e Dukagjinit dhe gjyqtarin e ndeshjes

Sport

Gazeta Express

15/04/2024 0:30

Tahir Batatina është rrëfyer sonte në emisionin sportiv “Favorit” lidhur me incidentet që ndodhën sot në Klinë.

Llapi luajti baras 1:1 me Dukagjinin, me ç’rast bëri një tjetër hap prapa në garën për titullin e kampionit në Superligë, shkruan Gazeta Express.

Batatina pas ndeshjes u pa tejet i nervozuar, teksa u dëgjua edhe duke sharë e ofenduar.

Trajneri nga Podujeva sonte në “Favorit” zbuloi se çfarë ndodhi aty pas ndeshjes. Ai gjatë ditës më herët në një prononcim për “Gazeta Express” kishte deklaruar se presidenti i Dukagjinit, Fabion Veseli, dhe tre persona tjerë kishin tentuar ta sulmonin fizikisht.

Madje, sipas tij, gjithçka sot ishte me skenar dhe se skenaristi ishte gjyqtari, Visar Kastrati.

“Nuk ki qare pa dalë nga vetvetja kur të bëhen padrejtësi të mëdha. Ky rast ka qenë kur unë kam biseduar me gjyqtarët për padrejtësi, aty ka reaguar presidenti i Dukagjinit, Fabion Veseli, që mbronte ata. Unë kërkoja nga gjyqtarët se ‘pse nuk është penallti’, ai më thoshte se ‘çka dashte ti’. Nuk dëmtohet vetëm Llapi në këtë stadium. Ky klub është i njëjti. Që dy vjet është ai në futboll të Kosovës, unë jam që 13 vjet. Krejt të ri janë pas meje në futbollin e Kosovës. Edhe unë e kam humbur një titull të kampionit në vitin 2020, sepse ia kanë premtuar dikujt tjetër. Sot nuk kam qare pa reaguar, për padrejtësi. Të më mposht dikush, fare nuk foli. Por, kur shoh padrejtësi dhe ti mundohesh ta mbulosh… me skenar ishte sot. Nuk dhashë as deklaratë pas ndeshjes. Skenaristi ishte Visar Kastrati (gjyqtari kryesor). Që dy ndeshje kështu. Ndaj Dritës nuk fola, por nuk mundem gjithmonë të mos flasë kur vazhdojnë gabimet. Nëse dikush ka frikë prej një presidenti të klubit dhe ka ndikim, ne duhet ta lëm futbollin krejt. Unë nuk i bëj presion askujt në Llap”, tha fillimisht Batatina.

“Tensionet ishin ndaj Veselit, ai po më kallxon mu se a kanë referu mirë apo keq gjyqtarët. Është një klub i vogël (Dukagjini). Sa investon Llapi për një vit, ai nuk investon për 10 vjet. Unë do ta ngrisë zërin gjithmonë ndaj këtyre dukurive. Llapi mbahet vet, nuk e mban askush. Imazhi i futbollit të Kosovës nuk duhet të prishet për një klub apo individ. Gjyqtari është normale të gaboj një herë, por jo në vazhdimësi. I njëjti arbitër është kundër Llapit. Ndaj Dritës nuk dha penallti klasike. Nuk është mirë të hidhet diçka që është krijuar me mund dhe djersë. I thashë lojtarëve të mos i prekin lojtarët e Dukagjinit në zonë sepse automatikisht do të ketë penallti. Gjyqtari nuk na la as të bëjmë lojë, vetëm 10 minuta kishte lojë efektive në pjesën e parë. Problemi është që Llapi dëmtohet… po humbim milionat. Po shqetësohem pse nuk po lejojnë të luajmë futboll”, shtoi trajneri i Llapit.

“Fabioni e di se kush është Batatina. Me mua veç mundesh mu vra sepse Batatia nuk rrehet. Batatina nuk tutet, nuk është servil. Kurrë në jetë nuk bëhem servil. Disa njerëz m’u afruan bashkë me Fabionin, por e panë se nuk ka kurrgjë, ndërhyri Policia. Nuk ndodhi asgjë më shumë. Këto skena nuk i kanë hije futbollit të Kosovës. Secili arbitër frikësohet të referojë në Klinë. Mua nuk mund të më shesë mend askush. Nuk është e hijshme kjo çka po ndodh. Llapi s’ka pasë favore kurrë. Na është marrë edhe Kupa, titullin më herët dhe prapë po pretendohet t’i merret titulli. Ne nuk mund të luftojmë kundër gjyqtarëve dhe kundërshtarëve. 12 pikë i kemi humbur shkaku i gjyqtarëve. Nuk e di nëse Visar Kastrati e ka personale me Llapin apo po ndikon dikush”, deklaroi Batatina. /Gazeta Express/