Kosovarët po vazhdojnë t’u qëndrojnë afër vëllezërve e motrave shqiptare, pas tragjedisë së djeshme. Në mënyra të ndryshme, e aq sa po kanë mundësi të gjithë po ndihmojnë.
E, një vepër humane dhe mjaft domethënëse, ka vendosur ta bëjë si shenjë falënderimi edhe vajza e ushtarit të UÇK-së, Erita Sadikaj.
Batanijen që babai i saj e ka përdorur gjatë luftës kur ka qenë në Shqipëri, të cilën ia kanë dhuruar shqiptarët gjatë viteve 1998 – 1999, Erita ka shprehur dëshirë ta dhurojë për ndonjë të pastrehë që po e kalon natën nën qiell të hapur.
Nuk është Erita e vetmja që po bën një gjest kaq human, shumë të rinj në çdo qytet të vendit tonë, nuk po rri duarkryq.
Madje, edhe një shitës i krem-bananeve në Prishtinë, dje dhuroi fitimet e tij të ditës prej 5 eurove për shqiptarët.
Vepra si këto, na bëjnë të ndihemi krenarë dhe më të bashkuar se kurrë më parë.

Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...