string(55) "baskrtbolli-kosovar-rikthehet-pas-ndeshjeve-te-mesjaves"

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 9:25

Basketbolli kosovar rikthehet pas ndeshjeve të mesjavës

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 9:25

Elita e basketbolli kosovar rikthehet menjëherë këtë fundjavë, pas ndeshjeve të mesjavës.

Në këtë vikend do të luhet xhiro e 22-të, e cils përfshin disa ndeshje derbi, me Trepça – Bashkimi si kryendeshja e javës, që luhet të dielën.

Gjatë ditës së shtunë megjithatë, luhen dy ndeshje, në Pejë e në Prishtinë.

Peja i bën konak skuadrës gjakovare të Vëllaznimit.

Në tri ndeshjet e para mes vete këtë sezon, Vëllaznimi ka dy fitore, derisa pejanët kanë regjistruar vetëm një të tillë.

Ky takim luhet në palestrën “Karagaçi” dhe nis nga ora 19:00.

Në terminin e njëjtë luhet edhe përballja mes Prishtinës e Proton Cable Prizrenit.

Prishtina hyn në këtë ndeshje pasi fitoi ndaj Vëllaznimit, teksa Prizreni pas humbjes nga Ylli.

Në tri ndeshjet e para të këtij edicioni, Prishtina ka dy fitore ndaj Prizrenit, teksa ky i fundit ka një të tillë – në xhiron e parë./GazetaExpress/