Trepça po vazhdon me formë të lartë në elitën e basketbollit, derisa në xhiron e 24-t shënoi fitore ndaj Pejës.
Basketbollisti që shkëlqeu ishte padyshim Darnell Edge. Basketbollisti amerikan e mbylli ndeshjen me 33 pikë, tri kërcime e katër asistime.
Edge realizoi 20 pikë në pjesën e parë dhe ishte i pandalshëm. Ashtu si xhiron e kaluar, ashtu edhe në këtë javë, Edge shpallet MVP i javës, shkruan Gazeta Express.
Një tjetër derbi u zhvillua këtë vikend, ajo mes Golden Eagle Yllit e Sigal Prishtinës, ku fituesi u përcaktua pas vazhdimit, me Ylli që triumfoi 103:95.
I pandalshëm në këtë fitore për Yllin ishte Alonzo Verge Jr me 37 pikë, i cili u ndihmua edhe nga dyshja Jan Palokaj e Nate Grimes me nga 21 pikë secili.
Në një tjetër përballje interesante dhe drame deri në fund, Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri te kuqezinjtë ishte amerikani Jalen Ray, i cili e mbylli ndeshjen me 30 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Fitore e pritur e Bashkimit përballë Istogut, 128:65, ku te prizrenasit më i miri ishte Erik Copes, i cili kundër istogasve kishte 21 pikë e nëntë kërcime.
Top 5
Darnell Edge (Trepça) 33 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 31 indeksi
Nate Grimes (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 32 indeksi
Alonzo Verge Jr (Golden Eagle Ylli) 37 pikë, 5 kërcime, 8 asistime, 31 indeksi
Jalen Ray (Vëllaznimi) 30 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi
Erik Copes (Bashkimi) 21 pikë, 9 kërcime, / asistime, 30 indeksi
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...