Basketbollistët e Kosovës do t'i vazhdojnë përgatitjet në Prizren - Gazeta Express
string(64) "basketbollistet-e-kosoves-do-ti-vazhdojne-pergatitjet-ne-prizren"

Basketboll

Gazeta Express

01/08/2023 12:45

Basketbollistët e Kosovës do t’i vazhdojnë përgatitjet në Prizren

Basketboll

Gazeta Express

01/08/2023 12:45

Pas fitores ndaj Zvicrës, basketbollistët e Kosovës sonte nga ora 18:00 do t’i vazhdojnë përgatitjet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Përgatitjet në Prizren do të vazhdojnë deri më 5 gusht, kur do të përballen me Danimarkën.

Lexo Edhe:

Kjo është sfida e fundit në Rrethin e Tretë Parakualifikues, ku do të mësohet se kush do të depërtojë më tutje.

Ndeshja me Danimarkën cilësohet si finale, ndërsa FBK fton gjithë adhuruesit e basketbollit të përkrahin lojtarët e Kosovës, pasi është një nga takimet më të rëndësishme në vitet e fundit.

Përballja zhvillohet nga ora 20:45 më 5 gusht.

Momentalisht, Danimarka ka dy fitore, Kosova dy fitore e një humbje dhe Zvicra tri humbje.

Danimarka dhe Zvicra do të ndeshen më 2 gusht.

Nëse danezët fitojnë këtë sfidë, ku janë favoritë, atëherë Dardanët duhet të mposhtin Danimarkën me tetë pikë dallim.

Kosova mundi dy herë Zvicrën, 76:49 dhe 72:76, ndërsa pësoi nga Danimarka 75:82. /Gazeta Express/