Skuadra e Bashkimit arriti fitore si mysafir ndaj Vëllaznimit, duke e mbyllur takimin me rezultat 81-72 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Prizrenasit dominuan në menaxhimin e posedimeve dhe përfituan nga gabimet e vendasve, duke realizuar 22 pikë nga topat e humbur dhe 42 pikë në zonë.
Edhe pse Vëllaznimi luftoi dhe mbajti afër rezultatin në disa periudha, Bashkimi ruajti avantazhin dhe vendosi fitoren në minutat e fundit.
Lojtarët më të dalluar:
Bashkimi: Lake 19 pikë, 8 kërcime; Shorter 17 pikë, 5 asist; Armstead 13 pikë; Cousins 12 pikë, 8 kërcime, 2 bllokada.
Vëllaznimi: Gordon 21 pikë, 15 kërcime; Hellems 16 pikë; Anei 14 pikë.
Ndeshja u shoqërua edhe me incidente, pasi ndihmëstrajneri i Bashkimit, Bledar Gjeqaj, u godit me shishe nga një tifoz gjatë zhvillimit të takimit.
Kjo fitore i jep Bashkimit një impuls të madh në Superligë, ndërsa Vëllaznimi kërkon rikuperim në ndeshjet e ardhshme. /GazetaExpress