Bashkimi përforcohet me fundorin Isaiah Cousins - Gazeta Express
string(47) "bashkimi-perforcohet-me-fundorin-isaiah-cousins"

Basketboll

Gazeta Express

05/08/2025 14:35

Bashkimi përforcohet me fundorin Isaiah Cousins

Basketboll

Gazeta Express

05/08/2025 14:35

Klubi i basketbollit Bashkimi i ka përforcuar radhët e veta për sezonin e ri.

Prizrenasit kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale se e kanë angazhuar basketbollistin amerikan, Isaiah Cousins, shkruan “Gazeta Express”.

Fundori zbarkon në Prizren pas një sezoni pozitiv që e kaloi në Sllovaki tek Inter Bratislava, ku e pati një mesatare prej 18,4 pikësh për ndeshje, ndërsa ishte edhe MVP i ligës ENBL.

Klubi Portokalli i ka uruar mirëseardhje basketbollistit amerikan, derisa prizrenasit synojnë të sjellin edhe përforcime të reja në mënyrë që ta kenë një sezon sa më pozitiv. /Gazeta Express