Klubi i basketbollit Bashkimi i ka “blinduar” tre yje të tij.
Klubi prizrenas po mendon për edicionin e ardhshëm dhe e ka gjetur momentin e duhur për t’i siguruar shërbimet e yjeve të tij edhe për sezonin 2024/25.
Klubi Portokalli ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nënshkruar kontrata të reja fillimisht me Lejson Zeqirin, e më pas edhe me Altin Morinën dhe me Samir Zekiqin.
Prizrenasit duan të jetë sa më të suksesshëm në edicionin e ardhshëm, ndërsa në këtë sezon mbetën jashtë fazës gjysmëfinale të “Play-Offit”. /Gazeta Express/