Bashkimi fiton për herë të tretë radhazi Kupën e Kosovës - Gazeta Express
string(56) "bashkimi-fiton-per-here-te-trete-radhazi-kupen-e-kosoves"

Bashkimi fiton për herë të tretë radhazi Kupën e Kosovës

Basketboll

Gazeta Express

17/02/2024 17:30

Bashkimi ka triumfuar sërish në Kupën e Kosovës për herë të tretë radhazi. Skuadra prizrenase në finale fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 56:75 (14:21, 12:12, 12:26, 18:15).

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 8:0, megjithatë prizrenaset u rikthyen shpejt në çerekun e parë, për të fituar këtë pjesë 14:21. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, por që u karakterizua me pak pikë të shënuara, duke përfunduar 12:12, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 26:33.

Lexo Edhe:

Kampionet e Kosovës ishin më të mira në periodën e tretë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 38:59. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim dhe Bashkimi për herë të tretë radhazi fitoi Kupën e Kosovës me rezultat 56:75.

MVP e finales është shpallur Arbnore Përquku, çmim të cilin ia ka ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu i ka dhuruar Kupën, kapitenes së Bashkimit, Aulona Muhadri.