Bashkimi e sjell edhe një basketbollist të huaj - Gazeta Express
string(47) "bashkimi-e-sjell-edhe-nje-basketbollist-te-huaj"

Bashkimi e sjell edhe një basketbollist të huaj

Basketboll

Gazeta Express

26/08/2021 14:49

Klubi i basketbollit Bashkimi po tregohet aktiv para fillimit të sezonit të ri në Superligën e basketbollit.

Lexo Edhe:

Prizrenasit kanë njoftuar sot se e kanë sjell në “Sezai Surroi” edhe një basketbollist të huaj.

Në fakt, përforcim i ri i ekipit Portokalli është amerikani Richaud Gittens.

Ai është i gjatë 193 centimetra dhe luan në pozitën 3, shkruan Gazeta Express.

Gittens së fundmi ka luajtur në ekipin Barreirense në kampionatin portugez.

E në të kaluarën, ai ka luajtur edhe në skuadra të ndryshme të ligës NCAA.

Dy ditë më parë, Bashkimi e solli përforcimin e parë të huaj për edicionin 2021/2022.

“Arpagjikët” e transferuan basketbollistin Julien Leëis, i cili është i gjatë po ashtu 193 centimetra, por që luan në pozitën 2.

Edhe 29 vjeçari ka luajtur në NCAA në të kaluarën, kurse së fundmi ishte pjesë e skuadrës finlandeze, Kobrat.

Prizrenasit mund të bëjnë ende përforcime në ditët në vazhdim.

Bashkimi synon të jetë i suksesshëm në sezonin e ri, i cili fillon me ndeshjet e Superkupës së Kosovës javën që vjen. /Gazeta Express/