Bashkimi bëhet me trajner të ri - Gazeta Express
string(33) "bashkimi-behet-me-trajner-te-ri-2"

Bashkimi bëhet me trajner të ri

Basketboll

Gazeta Express

14/11/2022 11:56

Klubi i basketbollit Bashkimi është bërë me trajner të ri.

Prizrenasit kanë njoftuar sot se e kanë angazhuar trajnerin nga Lituania, Audrius Prakuraitis.

Lexo Edhe:

Ai e njeh mirë basketbollin kosovar pasi ishte shpallur kampion dhe e kishte fituar Kupën e Kosovës me Sigal Prishtinës vite më parë.

Me trajnerin lituanez, prizrenasit synojnë të jenë të suksesshëm këtë sezon, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ka eksperiencë në disa vende të Evropës dhe më gjerë, ndërsa në Prizren do ta pasojë trajnerin Darko Raduloviq.

Prëkohësisht, këto xhiro ekipin Portokalli e kishte drejtuar trajneri Edin Kërveshi.

Bashkimi i ka zhvilluar 10 ndeshje këtë edicion në Superligë duke i regjistruar 4 fitore krahas 6 humbjeve.

Sidoqoftë, ekipi nga “Sezai Surroi” synon të dalë triumfues në fund të sezonit. /Gazeta Express/