Basha takohet me Yuri Kim: Opozita e fortë është thelbësore - Gazeta Express
string(58) "basha-takohet-me-yuri-kim-opozita-e-forte-eshte-thelbesore"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2022 20:36

Basha takohet me Yuri Kim: Opozita e fortë është thelbësore

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2022 20:36

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se në këtë takimin është diskutuar për çështje të ndryshme, të tilla si lufta ndaj korrupsionit dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Takimin e ka bërë publik vetë ambasadorja amerikane përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruan: “Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për disa çështje, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, për të luftuar korrupsionin, investimet amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë”.