Basha takim me delegacionin Pan-Shqiptar Amerikan - Gazeta Express
string(49) "basha-takim-me-delegacionin-pan-shqiptar-amerikan"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2021 19:09

Basha takim me delegacionin Pan-Shqiptar Amerikan

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2021 19:09

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, kryesuar nga kryetari Bruno Ceka.

Ndërsa shpreh mirënjohjen, Basha thotë se delegacioni Pan-Shqiptar Amerikan ka dhënë një kontribut të çmuar, ndërsa shton se fokus i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit dhe kontributit  shqiptaro-amerikan në dobi të kombit shqiptar.

“Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare.

Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, shprehet Basha.