Julian Alvarez është një nga senzacionet më të mëdha në Spanjë për këtë sezon.
Argjentinasi, i cili u transferua tek Atletico Madridi vetëm një vit më parë, ka bërë që tifozët të dashurohen në të, si shkak i paraqitjeve të mira me klubin, duke u bërë lider në sulmin e “Los Colchoneros”.
Më 29 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet, ‘shpërthimi’ i tij ka kapur syrin e Barcelonës, dhe klubi tashmë po studion mënyra të ndryshme për ta përfshirë sulmuesin në skuadër për të ardhmen.
Performancat e ish-lojtarit të Manchester Cityt kanë qenë aq mbresëlënëse sa që menaxhmenti sportiv i Barcelonës e ka vendosur atë në një nga prioritet e klubit.
Qëllimi i Barcelonës është që të përfshijë disa lojtarë në këtë marrëveshje, për të zvogëluar shumën e pagesës, pasi që ajo shumë është shumë e lartë për klubin katalunas, i cili ka ende probleme financiare.
Si 25-vjeçar, Alvarez e ka gjetur një skenë ideale për ta zhvilluar futbollin e tij – në “Metropolitano” të Atletico Madridit.
Aftësia e tij për të luajtur me të dy këmbët dhe për të finalizuar, lëvizjet e tij brenda linjave, dhe energjia për të bërë presion të lartë, e bëjnë atë një profil të lojtarit, i denjë për të luajtur në stilin e Atletico Madridit.
Megjithatë, ambicia e tij dhe interesimi nga një klub si Barcelona mund të ndryshojë rrugën e karrierës së tij.
Barça, e cila është e vetëdijshme për vështirësitë financiare për të siguruar një transferim të këtij lloji, është duke kërkuar alternativa për të arritur një marrëveshje me klubin nga Madridi.
Nga kampi i Alvarezit nuk e mohojnë ndërrimin e ambientit, për aq gjatë sa është konkurrues dhe një projekt i garantuar.
Nëse gjithçka shkon siç duhet, sezoni 2025-2026 do të jetë i fundit për Alvarezin në fanellën e Atletico Madridit./GazetaExpress/