Barcelona nuk heq dorë nga Haaland - Gazeta Express
string(34) "barcelona-nuk-heq-dore-nga-haaland"

Futboll

Gazeta Express

14/12/2021 13:09

Barcelona nuk heq dorë nga Haaland

Futboll

Gazeta Express

14/12/2021 13:09

Barcelona do të synojë ta transferojë qendërsulmuesin, Erling Haaland gjatë afatit kalimtar veror.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është fans i madh i norvegjezit dhe beson se ai është lojtar që i nevojitet klubit, transmeton Gazeta Express.

Barcelona po kërkon formula ekonomike të ndryshme për transferimin e tij dhe gjithashtu kërkon nga Raiola që t’i ulë kërkesat.

Ditë më parë, agjenti i Haaland, Mino Raiola deklaroi se sulmuesi norvegjez me shumë gjasa do të largohet nga Dortmundi në verë, teksa e përmendi edhe Barcelonën si destinacionin e mundshëm.

Por, katalonasit kanë probleme të theksuara financiare. Ata duhet të shesin shumë lojtarë dhe të krijojnë fonde për ardhjen e një lojtari që do t’u kushtojë jashtëzakonisht shumë atyre. /Gazeta Express/