Barcelona ka triumfuar bindshëm në përballjen ndaj Valencias.
Pavarësisht që ishin pa disa yje si Yamal e Gavi, katalunasit ishin të pamëshirshëm ndaj Valencias për të fituar me rezultat të thellë 6-0.
Fermin Lopez me një gol të bukur e kaloi Barcelonën në epërsi pas asistimit të Ferran Torres (29’).
Për dallim nga një gol në pjesën e parë, me inkuadrimin e Raphinha, katalunasit treguan krejtësisht fytyrë tjetër duke shënuar edhe pesë gola.
Fillimisht, Raphinha me një super goditje pas asistimit të Marcus Rashford e dyfishoi epërsinë (53’), ndërsa tre minuta më vonë Fermin Lopez me një “raketë” nga distanca e dërgoi epilogun në 3-0 (56’).
Raphinha doli sërish në skenë, ku me një vollej të fuqishme e la të shtangur portierin mysafir (66’).
Për fitoren e thellë të Barcelonës u përkujdes qendërsulmuesi Robert Leëandoëski me dy gola të bukura (76’, 86’).
Blaugranasit tani zënë pozitën e dytë në La Liga me 10 pikë, dy më pak se lideri Real Madrid, kurse Valencia bie në pozitën e 15-të me katër sosh./GazetaExpress/