Gjiganti katalunas dëshiron ta blejë sulmuesin argjentinas, por të mos rrezikojë me “Fair-Play Financiar”
Barcelona po e mendon strategjinë e transferimit të Lautaro Martinezit.
Gjiganti katalunas nuk e ka ndërmend ta paguajë klauzolën e shkëputjes së kontratës së tij prej 111 milionë eurosh.
“Blaugrana” duan t’i shmangen “Fair-Playt Financiar”, shkruan Gazeta Express.
Për këtë, portali italian “Calciomercato” shkruan se Barça i ka dy opsione: të përfshijë lojtarë si pjesë e marrëveshjes, ose t’ia paguajë Interit paratë me rata, për tre apo katër vjet.
Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në fanellën “Nerazzurri” këtë sezon dhe kjo ka bërë që gjigantët e futbollit evropian t’ia vënë syrin atij. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...