Barça ofron 70 milionë euro dhe dy lojtarë për Martinezin - Gazeta Express
string(57) "barca-ofron-70-milione-euro-dhe-dy-lojtare-per-martinezin"

Gazeta Express

02/03/2020 18:03

Barça ofron 70 milionë euro dhe dy lojtarë për Martinezin

Gazeta Express

02/03/2020 18:03

Barcelona ka nisur të mendojë për të ardhmen.

Sezoni jo i mirë ka bërë që Barça të nisë të mendojë forcimin e skuadrës për sezonin 2020/21.

Objektivi numër një do të jetë sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

“FCInterNews.It” shkruan se Barcelona ka bërë gati 70 milionë euro dhe dy lojtarë për 22-vjeçarin.

Ata dy lojtarë janë Vidal dhe Semedo, njëri i vlerësuar 20 milionë dhe tjetri 40 milionë – çka do të thotë se në total Martinezi do t’i kushtonte Barcelonës 130 milionë euro, derisa klauzola aktuale e argjentinasit është 111 milionë euro.

Raportohet se Barça do t’i ofrojë Martinezit 7 milionë euro në sezon, plus edhe bonuse.

Lautaro është dëshirë edhe e Messit, pasi e njeh shumë mirë atë me të cilin luan te Argjentina dhe e do edhe në “Camp Nou”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement