Barça nuk e do Willianin - Gazeta Express
string(32) "barca-nuk-e-transferon-willianin"

Gazeta Express

09/04/2020 16:50

Barça nuk e do Willianin

Gazeta Express

09/04/2020 16:50

Gjiganti katalunas nuk është i interesuar për ta angazhuar futbollistin brazilian, i cili pritet të ndahet me Chelsean pas pak muajsh

Barcelona nuk është e interesuar për Willianin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ditëve të fundit flitej se futbollisti brazilian mund të përfundojë në Camp Nou gjatë verës, kur do t’i skadojë kontrata me Chelsean.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se gjiganti katalunas nuk e ka në plan për ta transferuar përfaqësuesin brazilian.

31 vjeçari është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

Ai kërkon kontratë afatgjate, e Të Kaltrit ia ofrojnë vetëm njëvjeçare.

Prandaj, palët mund të ndahen pas pak muajsh.

Interesim për mesfushorin kreativ kanë shprehur Tottenhami, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/