Barça e do Kurzawan e PSG-së - Gazeta Express
string(28) "barca-e-do-kurzawan-e-psg-se"

Barça e do Kurzawan e PSG-së

Gazeta Express

04/04/2020 15:01

Barça po vuan që të gjejë rezervist për Jordi Alban.

Ndër vite janë transferuar shumë lojtarë, por asnjëri nuk ia ka dal të bindë drejtuesit e katalunasve.

Lexo Edhe:

Aktualisht në skuadër Barça ka Junior Firpon, e blerë për më shumë se 20 milionë euro, por ka dështuar edhe ai të jetë një rezervist i denjë për të zëvendësuar kohë pas kohe Jordi Alban.

Kështu, Barça tani ia ka vënë syrin mbrojtësit të majtë të Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa.

Kontrata me PSG-së i skadon lojtarit në verë dhe është i mahnitur me faktin se mund ta veshë fanellën e Barcelonës dhe të luajë me Lionel Messin. /Gazeta Express/