Ndeshja mes Ferizajt dhe Prishtinës së Re ishte e një rëndësie të veçantë për të dy skuadrat, që po përballen me një luftë të ashpër për mbijetesë.
Prishtina e Re, sikurse Ferizaj kishte nevojë për tri pikë, që ta mbanin në hapë për një vend në elitë sezonin tjetër, mirëpo dy skuadrat u desh të pajtoheshin me nga një pikë.
Kjo pasi ndeshja e sotme, e zhvilluar mes tyre në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës, përfundoi me shifrat prej 1-1.
Ferizaj ishte i pari në epërsi, pasi shënoi me anë të Richards da Silva në minutën e 70-të, duke shpresuar se do t’i ikë Llapit.
Mirëpo, në minutën e 88-të, Astrit Berisha i Prishtinës së Re baraspeshoi shifrat me golin e tij.
Kështu, Prishtina e Re shkon në kuotën e 28-të pikëve në vendin e fundit në tabelë, derisa Ferizaj ka 33 sosh në vendin e shtatë, aq sa ka edhe Llapi një vend më poshtë./GazetaExpress/
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...