Barazimi i mjafton Romës të sigurojë biletën për fazën tjetër të Europa League - Gazeta Express
string(78) "barazimi-i-mjafton-romes-te-siguroje-bileten-per-fazen-tjeter-te-europa-league"

Barazimi i mjafton Romës të sigurojë biletën për fazën tjetër të Europa League

Gazeta Express

27/02/2020 20:47

Roma ka prerë biletën për fazën tjetër të Europa League.

Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në ‘Olimpico’, Romës i ka mjaftuar edhe barazimi në udhëtim te Gent, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Europa League.

Lexo Edhe:

Mysafirët u frikësuan për pak, kur në minutën e 25’, të parët në epërsi kaluan vendasit.

Jonathan David shënoi për 1-0 në minutën për t’i dridhur të besuarit e Paulo Fonseca.

Megjithatë, Roma reagoi menjëherë. Pak minuta më vonë, në atë të 29’, reaguan mysafirët. Justin Kluivert ishte ai që barazoi gjithçka, për rezultatin 1-1 dhe të përgjithshëm 2-1, raporton Gazeta Express.