Gabojnë sërish Clippers, Utah nuk ndalet, Vucevic i jep fitoren Orlandos - Gazeta Express
string(71) "baojne-serish-clippers-utah-nuk-ndalet-vucevic-i-jep-fitoren-orlandos-2"

Gabojnë sërish Clippers, Utah nuk ndalet, Vucevic i jep fitoren Orlandos

Basketboll

Gazeta Express

06/02/2021 10:01

Los Angeles Clippers ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë në shtëpi përballë Boston Celtics dhe ka zbritur në vendin e tretë të renditjes në Konferencën e perëndimit.

Skuadra kaliforniane e nisi mirë ndeshjen në “Staples Center” dhe fitoi fraksionin e parë të lojës, ndërsa i dyti shkoi për miqtë nga Boston me vetëm një pikë diferencë.

Lexo Edhe:

Megjithatë fraksioni i tretë ishte një zhgënjim për Clippers që humbën 20-38 dhe nuk arritën të shmangin disfatën, edhe pas reagimit në pjesën e fundit, pasi e gjithë ndeshja u mbyll me rezultatin final 115-119.

Kawhi Leonard bëri një ndeshje të mirë për Clippers, pasi shënoi 28 pikë, rikuperoi 11 topa dhe dha 5 asiste, por këto shifra nuk mjaftuan për të shmangur disfatën e Clippers, ndërsa për Boston shkëlqeu Tatum me 34 pikë, 7 topa të rikuperuar dhe dy asiste.

Vijon të shkëlqejë Utah Jazz, që triumfoi me rezultatin e thellë 121-138 në transfertën ndaj Charlotte Hornets dhe regjistroi fitoren e 18 në 23 ndeshje, rezultate këto që e mbajnë me meritë në krye të Konferencës së Perëndimit.

Vendasit bënë mirë vetëm në fraksionin e parë, të cilin e fituan me dy pikë më tepër, ndërsa më pas gjithçka foli për Utah, që fitoi thellë veçanërisht pjesën e tretë dhe ia doli të regjistrojë një sukses të merituar, kjo falë edhe një forme mjaft të mirë të dyshes Bogdanoviç-Mitchell.

Pas 4 humbjeve radhazi ka reaguar edhe Orlando Magic, që triumfoi me rezultatin 123-119 në “Amway Center” ndaj Chicago Bulls. Malazezi Vucevic ishte protagonist i padiskutueshëm për Magic, pasi shënoi 43 pikë, rikuperoi 19 topa dhe dha 4 asiste.

Në sfidat e tjera, Phoenix Suns triumfoi me rezultatin 109-92 ndaj Detroit Pistons, Toronto Raptors fitoi 117-123 në transfertën ndaj Brooklyn Nets, ndërsa Milwaukee Bucks mposhti 123-105 skuadrën e Cleveland Cavaliers.