Banorët kapin krokodilin 4.3 metra të gjatë - Gazeta Express
string(43) "banoret-kapin-krokodilin-4-3-metra-te-gjate"

Banorët kapin krokodilin 4.3 metra të gjatë

Mistere

Gazeta Express

27/06/2022 22:01

Banorët në një fshat në Indonezi arritën të kapnin me anë të një litari një krokodil 4.3 metra të gjatë. Zvarraniku prej ditësh rrezikonte jetën e banorëve të zonës.

Në videon e momentit të kapjes së krokodilit mund të shihet teksa Usman, banor i zonës, së bashku me djalin e tij përdorin një litar të hollë rreth 3 metra të gjatë të vendosur në gojën e zvarranikut si një mënyrë për ta komanduar atë dhe më pas për ta kapur.

Lexo Edhe:

Sipas 53-veçarit, krokodili kishte të paktën 2 ditë që qëndronte rreth zonës Ambau Indah, në jug të provincës së Sulawesi dhe përbënte rrezik të madh për të gjithë.

“Duhet të veproja, ishte e nevojshme. Nëse në do ta linim të qetë, ai do të afrohej nëpër kanalet e ujit duke na rrezikuar dhe nuk do mund të shkonim në fushat e orizit.”

Krokodili i kapur kishte një gjatësi prej 4.3 metrash sipas agjencisë lokale të burimeve natyrore. Stafi u sigurua që të transportonte zvarranikun përsëri në habitatin e tij, ku nuk ka vende të populluara./tvklan.al