Banorët e Mitrovicës ankohen se po paguajnë fatura të ujit edhe për dikë tjetër - Gazeta Express
string(79) "banoret-e-mitrovices-ankohen-se-po-paguajne-fatura-te-ujit-edhe-per-dike-tjeter"

Banorët e Mitrovicës ankohen se po paguajnë fatura të ujit edhe për dikë tjetër

Gazeta Express

07/12/2019 20:00

Një pjesë e banorëve nga Tuneli i Parë në Mitrovicë, po kundërshtojnë mënyrën e faturimit të ujit.

Sipas banorëve, atyre po u faturohet shumë më shumë se që po shfrytëzojnë ujë.

Lexo Edhe:

E për një zgjidhje këta të fundit po kërkojnë ndihmë nga Avokati i Popullit.

Hakif Beqiri nga Tuneli i Parë thotë që shpenzimet e tij janë në shpërputhje me mënyrën e faturimit

Shfrytëzimin e ujit e ka të domosdoshëm.

Por Hakif Beqirit nga Tuneli i Parë në Mitrovicë po ka telashe me mënyrën se si po i faturohen këto shpenzime.

Kësisoj, ndonëse banon vetëm me gruan e tij, fatura e ujit po kap shifrën gati 40 euro.

Beqiri thotë se kaq nuk paguan as për energji elektrike. Mirëpo ai dyshon se po paguajnë edhe për dikë tjetër.

Kjo mënyrë e faturimit është përcaktuar me rregulloren e Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, për ndërtesat e banimit kolektiv.

Faturimi këtu bëhet në bazë të leximit të ujëmatësit kryesor.

Por pakënaqësi për këtë formë të faturimit, kanë edhe të gjithë banorët e Tunelit të Parë  të cilët  kanë drejtuar një ankesë edhe në Zyrën e Avokatit të Popullit.

“Kemi pranuar një ankesë nga zotëria, është i përfshirë një grup i madh i banorëve janë diku rreth 202 banorë të cilët kanë paraqitur ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit me pretendimet se kompania e ujësjellësit rajonal Mitrovica nuk iu ka përgjigj kërkesave të tyre në lidhje me faturimin paushall të ujit”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Nga ky institucion kanë thënë që duhet gjetur një zgjidhje.

E nga zyra e Avokatit të Popullit në vazhdimësi është kërkuar gjetja e një zgjidhjeje më të drejtë për faturimin e konsumatorëve.

Ndërkohë banorët e Mitrovicës kanë paralajmëruar që do të vazhdojnë ankesat pasi që sipas tyre një faturim i tillë nuk është korrekt.