Në kuadër të Ditëve të Nënës Terezë, në Ditën e Shenjtërimit të saj, është hapur ekspozita për humanizmin e popullit të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.
Në këtë ekspozitë janë ekspozuar libra e artikuj të gazetave ‘Rilindja’ dhe ‘Bujku’ në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për bamirësinë, humanitetin dhe solidaritetin në Kosovën e viteve ’90-ta.

Kjo ekspozitë prezanton mbi 50 monografi dhe mbi 1.500 artikuj të gazetave të asaj kohe, të cilët tregojnë hollësisht për solidaritetin që treguan qytetarët e Kosovës gjatë kohës së rezistencës të viteve të ‘90-ta.
/Express
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...