Balona japoneze apo UFO, misteri Roswell në Luftën e Dytë Botërore - Gazeta Express
string(65) "balona-japoneze-apo-ufo-misteri-roswell-ne-luften-e-dyte-boterore"

Mistere

Gazeta Express

14/04/2021 2:19

Balona japoneze apo UFO, misteri Roswell në Luftën e Dytë Botërore

Mistere

Gazeta Express

14/04/2021 2:19

Autorët më interesant për Alienë dhe UFO janë edhe dy autorët Charles Berlitz dhe William Moore. Ata sollën në fillim të korrikut të vitit 1946 disa teori që i quajtën “Incidenti Roswell”, një ngjarje që ndodhi në rançin Foster të rrethinës Lincoln në New Mexico – e ku në këtë tregim përfshihet edhe ana japoneze, jo vetëm amerikane

Është një tregim që sillet rreth disa dokumenteve japoneze të kapura në fund të Luftës së Dytë Botërore – mbi një balonë të madhe dhe Dr Lincoln LaPaz i cili ishte i lidhur direkt me ngjarjet Roswell dhe balonën japoneze.

Lexo Edhe:

Duhet theksuar (do e lexoni edhe në këtë shkrim) se kjo nuk është lidhja e vetme Roswell-Japoni. Siç do ta shihni më poshtë, një tregim interesant me temë UFO-të ishte shfaqur në maj të vitit 1949 në SHBA.

Ai kishte nxitur vëmendjen e FBI, një agjencie që mbante në vëzhgim të afërt këtë temë që nga vera e vitit 1947, kur një disk fluturues shpërtheu në New Mexico. Më 26 maj, një dokument i FBI – me titull “Disqet Fluturuese”  ishte shkruar dhe shpaloste fakte interesante për këtë sagë të çuditshme.

“Walter Winchell i dërgoi një telegram në Western Union që kishte marrë nga Robert Ripley, i cili deklaroi se ai, Ripley, ka të vetmin disk fluturues japonez të kapur në këtë vend. Winchell theksoi në telegram që për ‘J. Edgar Hoover – se kjo është e vërtetë?’”, thuhet në këtë telegram.

“Kjo ngjarje ishte diskutuar edhe me një kolonel të paemër me OSI-USAF, i cili këshilloi më 27 prill të vitit 1949 që ai kishte shprehur interes për disqet fluturuese që lidhen me këtë temë dhe deri me tani mund të përcaktohen duke dërguar këto burime të Forcat Ajrore, të cilat janë të shkëlqyera, nuk ka asnjë informacion autentik në dispozicion në lidhje me fenomene të disqeve fluturuese. Ai ka këshilluar që ai të kontaktonte me autoritetet në Wright Field për ndonjë informatë që kanë të bëjnë me disqet fluturuese të Japonisë”, vazhdon dokumenti.

“Koloneli tani thotë se nuk ka asnjë informacion gati për Forcat Ajrore, për ndikimin që ata mund të kapin një disk fluturues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Koloneli deklaroi se vonesa ishte bërë për shkak të faktit se hetimet ishin drejtuar prej disa personave të njohur e të besuar të tij dhe jo prej kanaleve të zakonshme nga të cilat ai mund të merrte një përgjigje”, transmeton këtë shkrim GazetaExpress.  

Doli që disku japonez nuk ishte ashtu si ishte menduar. Ishte një mashtrim natyre, i përzier me një shkallë liberale të keqidentifikimit dhe ekzagjerimit. Për ironi, megjithatë, zyra e Forcave Ajrore për Hetime Speciale ishte më shumë e shqetësuar për këtë shaka. Shqetësimet e OSI-t ishin e vërteta e lidhjes japoneze me Roswell ku mund të dalë në sipërfaqe dhe; që anëtarët e Qeverisë ishin mashtruar me ca balona japoneze të Fugos- të cilat edhe sot mund të gjenden në SHBA, disa vite pasi që kishte përfunduar lufta – që mund të jenë interpretuar gabimisht si disqe fluturuese. Në rastin dhe skenarin më të keq, ato mund të shpërthenin nëse bombat do të montoheshin në to. Edhe më intriguese, si vjen në përfundim OSI, se është dashur të merren më seriozisht të gjitha raportet për mbetjet e tyre “mbetjet e balonave japoneze (të cilat) mund ta kenë shkaktuar histeri për këto disqe fluturues”.

FBI do të do tërhiqte paralele në mes të balonave Fugo dhe disqeve fluturues gjatë viteve 1947. Dr. Lincoln LaPaz i kishte hetuar shumë balonat e njëjta gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai bashkë me Bill Rickett mori një pajisje Rosweel ku shkuan në LaPaz të New Mexicos, pasi qe mjeku kërkonte që të hetonte në mënyrë sekrete rrëzimin e Roswellit.

Këtu zbulohet që Forcat Ajrore po ashtu po bënin një ndërlidhje në mes Fugo-UFO më 1949.

Që nga ditët e para të Ufologjisë, balonat japoneze dhe disqet fluturuese ishin ndërlidhur rregullisht. Tani, do të shikojmë më shumë lidhjet në mes të Japoni-Roswell. Një nga ata që kishte parë trupat e Roswell ishte Melvin E. Brown, vajza e një të mbijetuari, i i cili ishte stacionuar në Brigadën Ajrore Roswell, e cila në atë kohë kishte pësuar një rrëzim misterioz në fillim të korrikut 1947.

Tom Carey dhe Don Schmitt raportohet që babai i Brown, Beverly, e kishte përshkruar atë se skuadra kishte vdekur pasi disa persona që “kishin kokë të mëdha me sy të mëdhenj” e kishin sulmuar. Në intervistën e saj me ufologjistin Tim Good, Beverly bëri një deklaratë tepër intriguese.  Ajo tha që trupat, që babai i saj i kishte parë më 1949, dukeshin si aziatik”, por ata kishin koka më të mëdha se kokat normale dhe nuk kishin flokë. Ata kishin një ngjyrë tërësisht të verdhë”, tha ajo.

Ekziston po ashtu edhe ajo se ata mund të ishin kinez.

Por, ajo që vlen të theksohet është se trupat nuk ishin tërësisht aziatik; megjithatë, duke theksuar posaçërisht trupat që i kishte parë Melvin Brown “mund të kenë qenë kinez” duke sugjeruar që ata kishin dukje njerëzore.

Në fund: Rançi Foster – ku ndodhi tërë kjo dramë – është në rrethinën e Lincoln County në New Mexico. Në Lincoln County ndodhi edhe ngjarja në Fort Stanton në Luftën e Dytë Botërore, që ishte mbajtur nga japonezët. Gjatë viteve njerëz të hendikepuar fizikisht ishin mbajtur në Fort Stanton. Japonezet dhe të hendikepuarit ishin çelësi për të treguar të vërtetën që i rrethoi viktimat në incidentin Roswell. Megjithatë të gjitha dokumentet e Roswell janë zhdukur.