Ballkani sjell portierin me te vlefshem qe vjen ne Superlige ndonjëherë - Gazeta Express
string(71) "ballkani-sjell-portierin-me-te-vlefshem-qe-vjen-ne-superlige-ndonjehere"

Futboll

Gazeta Express

21/07/2025 11:54

Ballkani sjell portierin me te vlefshem qe vjen ne Superlige ndonjëherë

Futboll

Gazeta Express

21/07/2025 11:54

Ballkani i Suharekës ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato duke zyrtarizuar transferimin e portierit boshnjak Adnan Golubovic.

Kampioni i dyfishtë i Kosovës ka arritur marrëveshje me portierin 29-vjeçar për një vlerë prej 550 000 eurove nga Dinamo Bukershti dhe pritet të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Suharekës në edicionin e ri, si në garat vendore ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Golubović, i lindur në Bosnje e Hercegovinë, vjen te Ballkani me një përvojë të madhe, duke qenë pjesë e klubeve të njohura si Ankaragucu në Turqi, Olimpija Ljubljana në Slloveni dhe së fundmi FC Kolubara në Serbi dhe Dinamo Bukersht në . Ai njihet për refleksin e shkëlqyer, sigurinë në daljet dhe eksperiencën që sjell në prapavijë, cilësi këto që pritet ta ndihmojnë Ballkanin në objektivat e larta për sezonin e ardhshëm.

Ballkani ka qenë shumë aktiv këtë verë në merkato, duke ndërtuar një skuadër të fortë për të synuar titullin e kampionit dhe për të bërë paraqitje dinjitoze në garat evropiane. Transferimi i Adnan Golubović shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes dhe stabilitetit në prapavijë.

Me këtë përforcim, Ballkani tashmë ka kompletuar repartin e portierëve dhe vazhdon përgatitjet intensive për sezonin e ri, ku synimi kryesor mbetet kthimi i titullit të kampionit në Suharekë. /GazetaExpress/