Ballkani me video motivuese para përballjes me “miqtë kroatë” të Dinamos - Gazeta Express
string(70) "ballkani-me-video-motivuese-para-perballjes-me-miqte-kroate-te-dinamos"

Ballkani me video motivuese para përballjes me “miqtë kroatë” të Dinamos

Futboll

Gazeta Express

04/10/2023 15:01

Ballkani është bërë gati për sfidën e nesërme kundër Dinamo Zagrebit.

Kampioni kosovar e ka publikuar sot një video motivuese para duelit të vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Lexo Edhe:

Skuadra Portokalli do ta presë gjigantin kroat në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në një ndeshje të madhe, në kërkim të pikëve të para në grupe pasi lojën e parë e humbi nga Viktoria Plzen në Republikën Çeke, 0:1.

Përkundër rivalitetit në fushën e blertë, therandasit e përmendin miqësinë mes dy popujve, shkruan “Gazeta Express”.

video, e cila tregon se ku nisi gjithçka në rrugëtimin e suksesshëm të suharekasve, ndërsa më pas flasin edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi, futbollisti Edvin Kuç, tifozët etj.

Kjo është hera e dytë që Ballkani po merr pjesë në garat evropiane dhe hera e dytë që bëri histori duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Klubi nga Suhareka pret që nesër të mbushet me shikues stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:45. /Gazeta Express/