Balla ndan video të Goxhajt duke lavdëruar Hezbollahun: Manipulator pro-iranian, flet pallavra të paguara nga Garda Islamike e Iranit - Gazeta Express
string(132) "balla1-ndan-video-te-goxhajt-duke-lavderuar-hezbollahun-manipulator-pro-iranian-flet-pallavra-te-paguara-nga-garda-islamike-e-iranit"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 16:04

Balla ndan video të Goxhajt duke lavdëruar Hezbollahun: Manipulator pro-iranian, flet pallavra të paguara nga Garda Islamike e Iranit

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 16:04

Kryetari i grupit parlamentar të PS’së në Shqipëri, Taulant Balla,  e ka cilësuar si ‘’manipulator pro-iranian’’ Dritan Goxhajn, duke thënë se ky i fundit, prej vitesh ‘’nxjerr nga goja tij pallavrat dhe ideologjitë që paguhen nga Garda Islamike e Iranit’’.

Balla, ka thënë edhe se, nuk ka qenë rastësi, vetëshpallja e Goxhajt si zëdhënës i protestës.

Postimi i Ballës:

Ka një tentativë për ta marrë në mbrojtje Dritan Goxhajn, këtë manipulator pro-iranian, me faktin se ka qenë apo s’ka qenë ca ditë në UÇK. Mos t’i ikim thelbit: Dritan Goxhaj nxjerr jo vetëm sot, dje, apo pardje, por prej vitesh nga goja e tij pallavrat dhe ideologjitë që paguhen nga Garda Islamike e Iranit. Në protestë nuk ishte rastësore vetëshpallja e tij, zëdhënësit të Iranit, zëdhënës i protestës. Mos i bëni njerëzit kaq budallenj! Dëgjojeni me vëmendje. A ka ky dallim me ato që thotë regjimi iranian?

‘Sa për UÇK, atë mos e përzieni në këtë çorbë shumë të pisët. Mos ia keqpërdorni as flamurin dhe as emrin. Kur ishte për të protestuar për komandantët e UÇK, nuk u dukët, as në Tiranë, as në Prishtine e as në Shkup. T’ia thotë dikush këtij Goxhajt se 60 ditë me 1600 marka gjermane/800 euro nuk të bëjnë patriot.

Në postimin e tij, deputeti i PS’së, ndan edhe një video ku Goxhaj flet për Hezbollahun, organizatë kjo e shpallur si terroriste nga shumë vende.

‘’Hezbollahu është një organizatë i cili çdo shtet nga ana ushtarake do ta kishte zili, sidomos shtetet e vogla si puna jonë në mënyrën e efiçencës ushtarake dhe organizimit ushtarak, dhe fuqisë ushtarake që ata kanë, sepse kanë kapacitet ushtarake të një fuqie të vogël, të një shteti të vogël, pavarësisht se nuk është shtet.”, ka thënë Goxhaj mes tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement