Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje në Itali - Gazeta Express
string(48) "baleti-kombetar-i-kosoves-me-dy-shfaqje-ne-itali"

Arte

Gazeta Express

04/11/2025 15:32

Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje në Itali

Arte

Gazeta Express

04/11/2025 15:32

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet në Itali me kantatën skenike “Carmina Burana” me koreografi nga Toni Candeloro.

Më 29 nëntor në Venecia, me ftesë nga festivali prestigjioz “VeneziainDanza” dhe më 1 dhjetor në Potenza.

Kjo vepër madhështore, e realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Operën e Kosovës, përfaqëson një nga projektet më ambicioze të Baletit Kombëtar, duke bashkuar fuqinë e muzikës korale me ekspresivitetin e vallëzimit modern.

Premiera e “Carmina Burana” u dha në qershor të këtij viti në Prishtinë.