Bale s’e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi - Gazeta Express
string(48) "bale-se-ka-ndermend-te-largohet-nga-real-madridi"

Bale s’e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi

Gazeta Express

02/04/2020 8:43

Gareth Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi dhe do të luftojë për të ardhmen e vet te gjiganti spanjoll.

Anësori uellsian ka vendosur t’i lërë anash dallimet me trajnerin e vet Zinedine Zidane dhe të bëjë trysni për të qëndruar në Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe këtë sezon, Bale është lënë shpesh në stol dhe në shtëpi nga Zidane, para se futbolli të ndërpritej për shkak të pandemisë globale koronavirus.

30-vjeçari ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2022. Ai ishte shumë pranë largimit drejt Kinës verën e kaluar.

Por Bale tani e ka ndarë mendjen për të qëndruar në Madrid deri në përfundim të kontratës, sipas tabloidit Mirror./Gazeta Express/