Bale mbetet në shtëpi, Zidane nuk i kursen të tjerët për Manchester Cityn - Gazeta Express
string(72) "bale-mbetet-ne-shtepi-zidane-nuk-i-kursen-te-tjeret-per-manchester-cityn"

Bale mbetet në shtëpi, Zidane nuk i kursen të tjerët për Manchester Cityn

Gazeta Express

21/02/2020 17:14

Real Madridi do të jetë me më të mirët të shtunë  mbrëma kundër Levantes.

Përvec Gareth Bale, gjithë të tjerët janë ftuar nga Zinedine Zidane për sfidën e së shtunës që Real Madridi do ta zhvillojë në La Liga me Levanten.

Lexo Edhe:

Zizu nuk është duke menduar për takimin me Manchester Cityn, dëshiron të vazhdojë të jetë në krye të La Ligës dhe për këtë i duhen më të mirët.

Megjithatë, edhe pse është stërvitur normalisht me skuadrën, Zizu nuk e ka ftuar Balen, e ka lënë në shtëpi.

Nuk janë ftuar as Jovic, Nacho e as Rodrygo – derisa Mariano dhe Marco Asensio vazhdojnë të jenë të lënduar, raporton Gazeta Express.