Bale ka shënuar shumë gola të bukur me fanellën e Real Madridit.
Por, ullsianit gjithmonë më shumë do t’i mbetet në mendje ai i finales së Kupës së Mbretit, përvec ata në UEFA Champions League.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka treguar se sot janë bërë gjashtë vite që kur Bale fitoi titullin e parë me Realin me një gol mbresëlënës disa minuta para fundit të takimit, duke shënuar për 2-1.
Ai bëri vrapim mbresëlënës dhe hodhi topin përpara, duke dalë krejtësisht jashtë fushe dhe për ta kaluar Marc Bartran, derisa në fund nuk e pati të vështirë ta mposhtë portierin e asaj kohe, tashmë në pension, Pinton.
Disa herë, Bale e ka cilësuar këtë gol si një ndër më të mirin në karrierë.
Six years ago today ??? @realmadrid pic.twitter.com/bOncmLV2cU
— Gareth Bale (@GarethBale11) April 16, 2020
Bale deri më tani ka bërë 249 paraqitje me Realin, ka shënuar 105 gola dhe ka dhuruar edhe shumë asiste. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...