Bajram Sefaj: Për kritikën letrare - Gazeta Express
string(33) "bajram-sefaj-per-kritiken-letrare"

Arte

Gazeta Express

03/08/2022 14:52

Bajram Sefaj: Për kritikën letrare

Arte

Gazeta Express

03/08/2022 14:52

“Hienat mezi presin terrin, se atëherë dhentë e ngatërrojnë rrugën!”, na mësojnë fjalët e urta nga thesari i artë popullor!

Unë, me nge, pa përtesë e me admirim, shtoj vargjet e poetit të trevës, Esat, kur ligjëron: “Kështu vijnë e shkojnë hienat/ Porse lisi prapë pipa e gjethe qet”! Pezmi im ishte i çastit, prandaj nuk zgjatem më shumë.

Lexo Edhe:

I bie shkurt: në emisionin nga radiostacionet më të popullarizuara të Francës, France culture (Francë kulturë), në tryezë u shtrua një kryevepër e letërsisë botërore, “Ana Karenina”, “Lufta dhe paqja”, a ndonjë tjetër (nuk më kujtohet mirë!). Rreth asaj tryeze, shumë kritikë të njohur dhe eminentë francezë. Haj, kuku, për të zezën kryevepër, kur i janë sulur kritikët, secili më i sertë se shoqi, nuk e di pse më ngjan në lukuni hienash të uritura, zhele-zhele e të shëmtuara, kur lëshojnë duhmë të keqe, aq të lumtura, kur nga skeleti i viktimës së shkretë, arrijnë të çndukin nga një asht.

Nuk e di pse, por edhe kritikët letrarë, që debatonin për atë kryevepër, një pjesë të saj, fragment të shkurtër a të gjatë, bash në yrnek të hienave, më ngjajnë të mjerët. Të panevojshëm fare, në ekzistencën e tyre! Shkrimtari e kishte shkruar veprën e tij, ia kishte falur trashëgimisë dhe, gjersa ai flinte rehat, atje ku ishte, krikët e gjorë, çanin dërrasa badihava dhe ia prishnin qetësinë e merituar! “Kameleonët rrinë mendue / e urtojnë: po ndërron edhe kjo stinë!” Lexo dëgjuesi: “rri mndueshëm”!Më 1 dhjetor 1824, Goethe shfryu kundër disa kritikëve (…).

Kritikët, tha Goethe, janë pasqyra të plasaritura në sallën e vallëzimit të shpirtit krijues. Jo, thashë unë, ata janë më shumë se aq, janë bagazh shtesë në kabrioletin e madh të progresit konceptual. “E kërcënuan, tha Goethe, mbylle!” (Donald Barthelme, Conversations with Goethe, The New Yorker, October 20, 1980, p. 49).

Më vjen mirë, më vjen shumë mirë, kur dy emra të njohur, në një dialog të shkurtër, shprehen kësisoj për kritikët, ngase, as unë, nga ana ime, s’i honeps dot fare. Në të shumtën e rasteve, janë hileqarë, mëkatarë janë, janë të padrejtë! Edhe këta pak rreshta, pa vesvese se gaboj, i vë këtu e fle rehat!

/Hejza