Mefi u përgjigjet akuzave për cenim të rendit kushtetues: Kush del në rrugë për opozitën? Populli na i ka dhënë 51.1% - Gazeta Express
string(114) "mefi-u-pergjigjet-akuzave-per-cenim-te-rendit-kushtetues-kush-del-ne-rruge-per-opoziten-populli-na-i-ka-dhene-51-1"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 12:16

Mefi u përgjigjet akuzave për cenim të rendit kushtetues: Kush del në rrugë për opozitën? Populli na i ka dhënë 51.1%

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 12:16

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci komentoi zërat që paralajmëruan protesta, pasi partia në pushtet mbrëmë e nisi e vetme procesin për zgjedhjen e Presidentit, që u konsiderua si cenim i rëndit kushtetues të vendit.

Bajqinovci tha se populli “ua dha përgjigjen” partive opozitare.

“Po kush del në rrugë pas oligarkëve politikë? Populli ua dha përgjigjen me 51.11% me Albin Kurti. E tash, kur s’kanë votë, kërkojnë zhurmë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Ani kur i sheh kush po bën thirrje, të njëjtit që e shfrytëzuan shtetin, e sot kërkojnë “revolta” për me u kthyer prapë. Por koha e tyre ka kalu, populli nuk del për ta, populli i ka çu në opozitë”, shtoi Bajqinovci.

Advertisement
Advertisement
Advertisement