Bad News Eagles e kanë shënuar fitoren e radhës në kuadër të turneut online CCT 2023.
Ekipi kosovar në CS:GO triumfoi 2:1 ndaj ekipit spanjoll, Movistar Riders.
Ishte kjo një hakmarrje e ëmbël për djemtë kosovarë, të cilët u mposhtën në turneun e Melbournit nga Movistar Riders.
BNE fituan në Anubis, për t’u mposhtur në Ancient. Kurse, në map-in vendimtar, Overpass, Bad News Eagles u treguan fantastik, për ta korrur fitoren e radhës.
Tani, në raundin tjetër, ekipi Bad News Eagles do të ndeshet me ekipin 9INE.
Kujtojmë se Bad Neës Eagles janë duke garuar në Loëer Bracket, pasi janë mposhtur nga Forze.
Fituesi i këtij turneu shpërblehet me plot 100 mijë dollarë. /Gazeta Express/