Babai i Khabib në gjendje kritike, McGregor reagon me mesazh prekës - Gazeta Express
string(66) "babai-i-khabib-ne-gjendje-kritike-mcgregor-reagon-me-mesazh-prekes"

Gazeta Express

14/05/2020 9:58

Babai i Khabib në gjendje kritike, McGregor reagon me mesazh prekës

Gazeta Express

14/05/2020 9:58

Conor McGregor ka vendosur ta lërë anash rivalitetin e tij me Khabib Nurmagomedovit, pasi që babai i këtij të fundit është në gjendje kome. Irlandezi i ka uruar shërim të shpejtë dhe ka thënë se po lutet për të gjithë familjen në këto momente.

Abdulmanap, babai i Khabib Nurmagomedov, ishte dërguar këtë muaj urgjentisht në spital për shkak të problemeve me zemër, sipas mediave ruse, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në fund të muajit mars, Abdulmanap ishte shtrirë në spital me simptoma të gripit dhe pneumonisë. Atij i ishte bërë një test për koronavirus, i cili kishte dalë negativ dhe doktorët kishin thënë se ai ishte ftohur për shkak se kishte ecur dy ditë në ditë të akullta në bjeshkët e Makhachkala.

Por problemi i tij i fundit me shëndetin duket të jetë më serioz, pasi ai është shtrirë përsëri në spital për t’u trajtuar për probleme në zemër.

Një mik i familjes Nurmagomedov ka thënë se ai ka probleme me zemër dhe po mbahet në spital për trajtim, ndërsa lajmet e fundit kanë bërë të ditur se ai është në gjendje kome.

Kjo situatë ka bërë që rivali i Khabibit, Conor McGregor, ta lërë anash rivalitetin e tij dhe t’i uroj shërim të shpejtë babait të luftëtarit që e mposhti në oktogon, duke e shkruar një mesazh prekës.

“Po lutem për shërimin e Abdulmanap Nurmagomedov, një njeriu që është përgjegjës për më shumë kampionë bote, në shumë disiplina të arteve marviale, sesa që ne mund ta dimë”, ka shkruar McGregor.

“Një gjeni i vërtetë i arteve parciale. Jam shumë i mërzitur që e kam lexuar këtë sonte. Po lutem për familjen Nurmagomedov në këtë kohë”. /Gazeta Express/