string(49) "babai-dhe-babai-edhe-kete-muaj-ne-qendren-barabar"

Arte

Gazeta Express

06/05/2025 14:09

“Babai dhe Babai” edhe këtë muaj në Qendrën ‘Barabar’

Arte

Gazeta Express

06/05/2025 14:09

Shfaqja “Babai dhe Babai”, luhet serish reprizë, kësaj here më 14 dhe 15 maj në Qendrën ‘Barabar’, me fillim nga ora 20:00.

‘Babai dhe Babai’, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë… Kjo është një dramë për ata që duam t’i mbajmë afër… dhe i mbajmë! Pavarësisht palumturisë që na përplaset në fytyrë si ujë i ftoftë, pavarësisht ëndrrave që na e kujtojnë realitetin e vetmisë. Është një dramë për vetminë e thellë e për mërzinë që kullon dhimbje.