Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka publikuar një bilanc të aktiviteteve të realizuara, duke theksuar se koalicioni po sjell rezultate konkrete në infrastrukturë, ekonomi dhe arsim. Sipas tij, është nënshkruar marrëveshja për fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup–Bllacë, është miratuar modeli One Stop Shop me Shqipërinë, është siguruar një investim prej 21 milionë eurosh në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë me 500 vende të reja pune, si dhe është votuar statuti i Universiteti Nënë Tereza me tre fakultete të reja.
Azizi ka kritikuar BDI-në, duke thënë se ndërsa kundërshtarët merren me propagandë, VLEN po realizon projekte konkrete.
“Ata bëjnë zhurmë e pluhur, ne bëjmë punë.
Vetëm gjatë javës së fundit:
* Nënshkruam marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup–Bllacë.
* Miratuam në Qeveri modelin One Stop Shop me Shqipërinë, pas suksesit të One Stop Shop me Kosovën.
* Sollëm investimin e parë të ri në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë pas 15 vitesh: 21 milionë euro investim dhe 500 vende të reja pune.
* Votuam në Parlament Statutin e Universitetit “Nënë Tereza”, duke e fuqizuar UNT-në me 3 fakultete të reja.
Derisa ata merren me propagandë, ne sjellim rezultate.
VLEN-i n’punë!
BDI, tung e ki! 🙋♀️” shkruan Azizi në Facebook.
tag_katrorimaqedoni_2