Avokati i Cedomir Stojkoviq: Ai u paraburgos për shkak të kallëzimit penal ndaj Vuçiqit për “Sarajevo safari” - Gazeta Express
string(106) "avokati-i-cedomir-stojkoviq-ai-u-paraburgos-per-shkak-te-kallezimit-penal-ndaj-vuciqit-per-sarajevo-safari"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 13:12

Avokati i Cedomir Stojkoviq: Ai u paraburgos për shkak të kallëzimit penal ndaj Vuçiqit për “Sarajevo safari”

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 13:12

Avokati Cedomir Stojkoviq ndodhet prej një muaji në paraburgim, nën akuzën për zbulim të sekretit zyrtar lidhur me pretendimin se kompania Shkoda ka ndërprerë kontratën me BIA. Megjithatë, ai deklaron nga paraburgimi për portalin Nova.rs se rasti i tij është në fakt një përpjekje për të heshtur kritikat ndaj pushtetit.

“Ndalimi im nuk përfaqëson vetëm heshtjen e kritikës ndaj pushtetit, pasi përveç se më privon nga liria e veprimit, më rrezikon edhe ekzistencën materiale. Ky është vetëm rasti më i fundit në një seri sulmesh ndaj meje dhe zyrës sime të avokatisë, nga e cila jetojmë unë dhe familja ime. Edhe pse kjo izolim ndikon negativisht në shëndetin tim, më rëndon më shumë ndarja nga djali im”, ka deklaruar Stojkoviq përmes avokates së tij.

Ai shtoi se djali i tij ka nevojë për një prind dhe për sigurinë që i është mohuar me këtë paraburgim.

Sipas tij, është një dështim i madh për profesionin e avokatisë që kjo situatë lidhet me kallëzimin penal që ai ka bërë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, për rastin e “Sarajevo safari”.

Stojkoviq pretendon se pushteti ka instrumentalizuar sistemin e drejtësisë për të burgosur kritikët dhe ata që zbulojnë abuzimet shtetërore. “Kjo nuk është më vetëm çështja ime apo e profesionit tim, por çështje e shkeljes së të drejtave kushtetuese të çdo individi në këtë shtet”, theksoi ai.

Avokatit Stojkoviq, i cili më parë ndodhej në arrest shtëpiak për “thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues”, më 28 shkurt iu zëvendësua masa me paraburgim të plotë dhe u dërgua në burgun rajonal në Beograd, me kërkesë të Prokurorisë së Lartë Publike.

Ai ka deklaruar më herët se beson që këto akuza janë vetëm pretekst dhe se arsyeja e vërtetë e ndjekjes penale është kallëzimi i tij kundër Vuciqit. Në këtë kallëzim, ai pretendon se presidenti ka qenë i përfshirë në organizimin e ardhjes së “gjuetarëve” të pasur nga Evropa Perëndimore, të cilët nga snajperi vrisnin civilë në Sarajevë gjatë luftës.

Sipas hetimit, baza për paraburgimin ishte një kallëzim penal nga BIA, pasi Stojkovq kishte publikuar në rrjetin social X se kompania Shkoda kishte ndërprerë kontratën për mirëmbajtjen e flotës së automjeteve të agjencisë. Për këtë arsye, ai përfundoi në burg për publikimin e një informacioni që lidhet me shërbime automekanike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement