ATP Finals: Thiem e eliminon Djokovicin, Medvedev Nadalin - Gazeta Express
string(55) "atp-finals-thiem-e-eliminon-djokovicin-medvedev-nadalin"

ATP Finals: Thiem e eliminon Djokovicin, Medvedev Nadalin

Gazeta Express

22/11/2020 9:21

Rafael Nadal dhe Novak Djokovic janë eliminuar nga ATP Finals 2020, nga Daniil Medvedev dhe Dominic Thiem përkatësisht të shtunën.

Tenisti rus Medvedev e mposhti numrin dy të botës, spanjollin Nadal, në tri sete, 3:6, 7:6, 6:3, për ta siguruar finalen e Londrës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai ishte lojtar më agresiv gjatë gjithë meçit dhe më i qetë në setin vendimtar, gjatë të cilit Nadal bëri gabime të pafalshme.

Ndërkohë, austriaku Thiem e mundi numrin një të botës, serbin Djokovic në tri sete triller, 7:5, 6:7, 7:6.

Thiem i besoi lojës së vet agresive dhe luftoi për t’u rikthyer nga deficiti prej 4:0 në tie-break të setit vendimtar, për të fituar në tri orë dërrmuese.

As Thiem e as Medvedev nuk e kanë fituar këtë trofe të fundit në vitin kalendarik dhe do ta kërkojnë atë për herë të parë sot.

Austriaku vjen në këtë turne pasi e fitoi grand slamin e parë, US Open, në shtator.

Ndërsa, për Medvedev fitorja në Londrën do të ishte më e madhja në karrierë. /Gazeta Express/