Atletja Paulino me rekord olimpik - Gazeta Express
string(33) "atletja-paulino-me-rekord-olimpik"

Sport

Gazeta Express

09/08/2024 20:35

Atletja Paulino me rekord olimpik

Sport

Gazeta Express

09/08/2024 20:35

Atletja nga Republika Dominikane, Marileidy Paulino, e ka fituar garën e vrapimit 400 metra kohë rekord.

Rekordin olimpik, që ishte vendosur në vitin 1996 nga Marie-Jose Perec, Paulino e vendosi të premten në “Parisi 2024”.

Ajo e mbylli garën për 48.17 sekonda, ndërsa Perec kishte kohën 48.25 sekonda, shkruan “Gazeta Express”.

Kampionia e botës e vitit 2019, Salwa Eid Naser nga Bahrejni, e fitoi medaljen e argjendtë me kohën 48.53 sekonda, kurse Natalia Kaczmarek e Polonisë, u stolis me medalje të bronztë, me kohën 48.98 sekonda./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement