Atletico favorit për të nënshkruar me Rakiticin - Gazeta Express
string(47) "atletico-favorit-per-te-nenshkruar-me-rakiticin"

Atletico favorit për të nënshkruar me Rakiticin

Gazeta Express

04/04/2020 9:06

Rakitic mund ta veshë fanellën e Atletico Madrid

Sipas Daily Mail, Atletico Madridi e ka prioritet transferimin e mesfushori të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Lexo Edhe:

Klubi spanjoll duhet të paguajë vetëm 17 milionë funte për ta transferuar 32-vjecarin.

Rakitic po kalon një ndër sezonet më të vështira në Barcelonë.

Ai është larguar nga formacioni startues në Camp Nou që nga ardhja e Frenkie de Jong dhe mendon se zgjidhja e vetme është largimi.

Që nga viti 2014, Rakitic ka bërë 299 paraqitje për Barcelonën, ka shënuar 35 gola.

Rakitic gjithashtu raportohet se kërkohet me ngulm edhe nga Juventusi. /Gazeta Express/